Avdullah Hoti: Në vjeshtë Rahovecin e udhëheq LDK-ja!

Kosova

Avdullah Hoti: Në vjeshtë Rahovecin e udhëheq LDK-ja!

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:27
Avdullah Hoti

Ministri i Financave dhe njëherit kryetari i LDK-së dega në Rahovec, Avdullah Hoti ka nisur fushatën e tij parazgjedhore për Komunën e Rahovecit.

Një gjë të tillë Hoti, e ka bërë pikërisht në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Rahovec, ku u shpreh i bindur para të pranishëmve se me këtë komunë do të qeverisë partia e tij që nga vjeshta e këtij viti, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

“Historia e degës në Rahovec në fakt është historia e bërjes së shtetit të Kosovës dhe për këtë të gjithë ne ndjehemi krenarë, me aktivitetët që kemi pas fillimisht për liri e pavarësi dhe tani për forcimin e shtetit të Kosovë, çdo ditë po japim elemente dhe po e dëshmojmë këtë ngjarje“, tha Hoti.

Në ceremoninë e përvjetorit të 27 të kësaj dege në Rahovec, i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Kosovës dhe njëherit shefi i LDK-së, Isa Mustafa, i cili para të pranishëmve vlerësoi se partia e tij ka bërë një punë të madhe për vendin.

Më poshtë pasqyrojmë pamjet që i ka publikuar ministri Hoti, nga përvjetori i 27 i degës së LDK-së në Rahovec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat