Mustafa: Obiliqi mbetet vatër e fuqishme e LDK-së

Kosova

Mustafa: Obiliqi mbetet vatër e fuqishme e LDK-së

Nga: H. Orana Më: 25 mars 2017 Në ora: 20:31

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një tubim në Obiliq ka thënë se LDK-ja mbetet vatër e fuqishme në këtë komunë.

Ai ka thënë se Qeveria I ka kushtuar shumë rëndësi komunës së Obiliqit në dy vitet e fundit.

Ja postimi i plotë:

Obiliqi ka qenë dhe mbetet vatër e fuqishme e LDK-së. 
Sot shënuam 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së, e cila ka udhëhequr për shumë vite këtë Komunë drejt zhvillimit. 
Edhe Qeveria e Kosovës, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit, ka pasur kujdes të posaçëm për Obiliqin, duke e ditur potencialin dhe rëndësinë e madhe që e ka për zhvillimin ekonomik të vendit dhe popullatën shumë punëtore që e posedon. 
Andaj, qytetarët e Obiliqit, siç u dëshmua në tubimin e sotëm, po bashkohen në kuadër të LDK-së për ta vazhduar më tutje transformimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Komune.BS

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat