LDK fillon pastrimin e ambientit tek liqeni i Badovcit

Kosova

LDK fillon pastrimin e ambientit tek liqeni i Badovcit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:53
Liqeni i Badovcit

Forumi rinor i Prishtinës konkretisht Dega e Pestë ka organizuar një aksion për pastrimin e ambientit tek liqeni i Badovcit.

Në këtë organizim për natyrën, përveç forumit rinor morën pjesë dhe Ismet Beqiri e Arban Abrashi.

Aksioni po bëhet përreth liqenit të Badovcit ku po largoheshin mbeturinat.

Beqiri dhe Abrashi kanë thënë se ky aksion nuk është i vetmi që merret për të mbrojtur ambientin në natyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat