Ish-pjesëtari i UÇK-së që vazhdon vuajtjen shkaku i akuzave të ngritura nga Serbia

Kosova

Ish-pjesëtari i UÇK-së që vazhdon vuajtjen shkaku i akuzave të ngritura nga Serbia

Më: 26 mars 2017 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Uniformën e UÇK-së e pati veshur edhe Sinan Morina, gjatë luftës në vitin 1998.

Për shkak të saj shteti i Serbisë atij i ngriti një varg akuzash për krime lufte kundër serbëve të Operushtës së Rahovecit.

Si pasoj e këtyre akuzave që i mohon Morina, ishte i ndjekur nga Interpoli dhe ndalohej ne secilin kufij që kalonte jashtë Kosovës.

Për me tepër, për këto krime, që Morina thotë se nuk i kreu, ai edhe qëndroi në burgje për më shumë se 2 vjet.

Sipas Morinës, krejt këto akuza që i ngarkohen atij, janë të montuara nga Serbia.

E pavarësisht krejt këtyre telashe, Sinan Morina, nuk është as pjesë e veteranëve të UÇK-së, për çka edhe po ndihet i harruar nga shteti e bashkëluftëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat