Nesër përkujtohet masakra e Izbicës

Kosova

Nesër përkujtohet masakra e Izbicës

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Nesër në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.

Zbulimi i kësaj pllakade do të bëhet nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00 në fshatin Izbicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat