Luksemburgu mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Kosova

Luksemburgu mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:11
Skender Hyseni e Jean Asselborn

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, të martën priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn, të cilin e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale në vendin tonë.

Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të pa rregullt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.

Po ashtu, ministri i Jashtëm i Luksemburgut,  Jean Asselborn, ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat