Mjekët e Kosovës mësojnë gjermanishten!

Kosova

Mjekët e Kosovës mësojnë gjermanishten!

Më: 29 mars 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Edhe në Kosovë mbetet shqetësues largimi i mjekëve dhe infermierëve nga vendi. Zyrtarë nga qendra Universitare Spitalore e Kosovës, thonë se “shumë mjekë e infermierë tashmë janë në kurse të gjuhës gjermane, pasi shteti gjerman ka kërkesë të madhe për infermierë.

Nga ana tjetër shumë kosovarë janë të interesuar të punojnë atje për shkak të kushteve më të mira të punës dhe pagës më të madhe”. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të punësuar rreth 613 mjekë dhe 1,833 infermierë.

Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët paguhet rreth 300 euro në muaj. Mjekimi në Kosovë vërtet është falas ne sektorin publik, por mungesa e kushteve nëpër qendrat spitalore të Kosovës, bën që shumë pacientë kosovarë të kërkojnë shërim jashtë vendit. Qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore.

Sektori i shëndetësisë në Kosovë vazhdimisht është adresë e kritikave të shumta për joefikasitet dhe jo funksional, po ashtu një një sektor ku shkalla e korrupsionit është mjaft e lartë. Buxheti për sektorin e shëndetësisë për vitin 2016 ishte vetëm 170 milionë euro, sipas ekspertëve i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat e pacientëve dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat