Policia: Rasti në QKU ka ndodhur në fundjavë

Kosova

Policia: Rasti në QKU ka ndodhur në fundjavë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 10:58
QKUK

(E plotësuar) - Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 07:50, policia ka pranuar informatën se në QKUK, saktësisht në zyrat e administratës, kanë hyrë persona të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit,  si dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes,  me urdhër të prokurorit përkatës kanë hapë rastin ‘Dëmtim prone’, rast ky që dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

QKUK: Persona të paautorizuar kanë hyrë në zyrat tona

Zyra për media e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se drejtoria e përgjithshme e SHSKUK, në mëngjesin e sotëm, ka pranuar një informatë se në një pjesë të zyrave ku ndodhet administrata e QKUK, ka dyshime për hyrje të pa autorizuar të personave.

Menjëherë pas kësaj informate, QKUK ka  informuar organet kompetente, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast. 

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimin lidhur me rastin.

QKUK, është duke pritur rezultatet e hulumtimit të Policisë së Kosovës, e cila është kompetente për hulumtim të rasteve të tilla.

Përderisa pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formoj një komisioni i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit dhe zyrave në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat