Vepra sublime e dëshmorit të kombit Anif Muji

Kosova

Vepra sublime e dëshmorit të kombit Anif Muji

Nga: Aziz Bytyçi Më: 4 prill 2017 Në ora: 10:22
Në fshatinë Struzhë u përkujtua 18 vjetori i vrasjes së drejtorit të shkollës Anif Muji

Në fshatinë Struzhë u përkujtua 18 vjetori i vrasjes së drejtorit të shkollës Anif Muji nga paramilitaret dhe çetniket serbo-sllav, si dhe dita e shkollës “Anif Muji”, e cila shkollë tani mbanë emrin e drejtorit,te rënë në altarin e lirisë.

Nga Prizreni i lashtë drejt Lumbardhit ,rrugës për në Prevall në mesin e Maleve të Sharrit rrezaton fshati Struzhë i cili fshat gjatë shekujve përjetoj tortura,djegje fshati nga sunduesit. Ndërsa nga vitet e 90-ta ky fshat ishte halë në sy nga pushtuesi serb , sepse në ketë rrethinë të Lumbardhit ishte i vetmi fshat shqiptar. Ky fshat kishte bijë e bija që muk iu dhimbeset as më e shtrenjeta jeta për lirin e atdheut e një ndër ta ishte edhe patrioti i shquar Fahredin Tafallari, bashkëudhëtar për qështje kombetare me vëllezerit Gërvalla dhe Zeka.Në vitin 1999 fshati Struzhë tërësisht digjet nga soldateska paramilitare – ushtarake sebo-sllave, ku bie deshmore nga ky fshat edhe drejtori I shkollës Anif Muji.

Sot fshati Struzhë e kujtonë vepren sublime të deshmorit të lirisë për të mos vdekur kurr Anifi Mujit dhe diten e Shkollës fillore që mbanë emrin e deshmorit “ANIF MUJI”.

Në këtë përkujtim të deshmorit të kombit të fshatit Struzhë që ran ë altarin e lirisë Anif Muji dhe për Diten e shkollës moren pjesë shumë pjesmarrës nga Prizreni si dhe nga qytetet tjera të Republikës së Kosovës,si poet,shkrimtar,mësues,këngetar politikaj, por duhet vequar se në këtë përvjetor kanë ardhur për të uruar dhe përkrahur edhe shkolla fillore e mesme e ultë “ILMI BAHTJARI” nga fshati Blaç i Opojës, të cilet kishin pregaditur një program artistik me këngë e valle.Duhet theksuar së mësuesi i parë i këtij fshati njëherit edhe fshat I lindjes së tij(Struzhë) tani veteran I arsimit Xheladin Tafallari ishte në këtë përkujtim dhe manifestim të ditës së shkollës, i cili tani jetonë në Prishtinë.

Para se të filloj program i këtij manifestim madheshtor u intonua himni kombetar, pas himnit udhëheqësi i programit, moderator  Erlind Braha e shpalli të hapur programin dhe e ftoi drejtorin e shkollës ‘’Anif Muji” z.Ramit Pirecin që të marr fjalën.

Me kumtesën e tij para të pranishmëve drejtori i shkollës z.Ramit Pireci mysafiret i pershendeti dhe ju uroj mirseardhje dhe para se ta deklamoj kumtesen e tij z.Pireci në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët të cilët ranë në altarin e lirisë dhe të martirëve i ftojë të pranishmit që të mbajnë një minut heshtje.

Drejtori i shkollës z.Ramit Pireci foli rreth historikut nëpër kohëra të këtij fshati dhe kryesishtë për vepren e deshmorit të kombit Anif Mujit.Neve sot po e përkujtojmë vepren sublime të dëshmorit të kombit Anif Mujit, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja e tij , që ne sot të jetojmë të lirë , të pavarur , sepse liria nderohet me jetra , ndërtohet me gjak , ndërtohet me dëshmorë . Kurse , dëshmoret janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir .

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija , e ngritur lartë , deri në piedestalin e lirisë. Ata janë vetë lirija jonë, përfundoi z.Pireci.Pastaj fjalën e mori vajza e dëshmorit  , Teuta Muji, e cila me një oratori të thukët i përshendeti të pranishmit dhe tha:”Neve jemi krenar , sot kur po e përkujtojm 18 vjetorin  e vepres sublime të babit tonë, tani i rën në altarin e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja e tij ,që ne sot të jetojmë të lirë në trojet e stërgjyshërve tanë.Babi e deshi lirinë më shumë se shpirtin e tij dhe neve sot jemi krenar.Lavdi dëshmoreve të kombit.

Pas kryerjes së fjalimeve filloj program artistiko-muzikor, fillimisht në skenë para të pranishmëve nga nxënësit e shkollës së fshatit Struzhë dhe të fshatit Blaç të Opojes u interpretua nje komedi artistike që aqë mirë e kishinë pregaditur nëxënësit sa që lotet e nënave,motrave e baballarëve tanë iu shkonin pa nderprer.Poashtue ky program ishte i begatsheme edhe me poezi e këngë kushtuar dëshmorëve të kombit që dhanë më të shtrenjeten,jeten, për këtë tokë arberore që ne sot po e gezojmë.Pas përfundimit të gjithë të pranishmit së bashku nderuan dhe me një minut heshtje para bustit të dëshmorit Anif Mujit,si dhe pothuajse të gjithë të pranishmit me familjen e deshmorit shkuan për t’i vizituar dëshmoret e kombit dhe dëshmorin Anif Mujin ku tani pushon trupi i tij në vorrezat e dëshmorëve në Landovic.

HISTORIKU I FSHATIT STRUZHE

Shkolla në fshatin Struzhë daton para gjysmë shekullit  XX-të.Në fillim mësimi është mbajtur në mejtep,objekt që ka shërbyer dhe për nevojat e fshatarëve (mbledhje e tjera). Në vitin 1957-58 ndertohet shkolla e re me punën vullnetare të fshatarëve  dhe me përkrahjen e Komunës së Prizrenit.Pas rrëfimit të mësuesit të parë të këtij fshati Xheladin Tafallari ai na rrefeu edhe shumë gjëra që nga viti 1957-58.Mësuesi i parë i dalë nga ky fshat isha unë.Dy vitet e para i kamë vijuar në mejtep ndersa dy vite të tjera I kamë vijuar në objektin e ri të ndertuar.Nga ky fshat arsim-dashur , prinderit e të cilëve janë marrur kryesisht me blektori dhe me bujqësi pjesërisht.Fëmijet e tyre pas kryerjes së klasës së IV i kanë dërguar  në Prizren për tu shkolluar.Në vitin 1975 hapën klaset e V dhe të VI dhe më vonë happen edhe klaset e VII dhe e VIII.Në fillim klasat kanë qenë të mbushura me nxënës ndersa pas lufte me djegjen e fshatit dhe të shkollës nga okupatori serb bëhet shperngulja massive e banorëve.

Tani në shkollën fillore “Anif Muji” që mbanë emrin e drejtorit të vrarë në vitin 1999 nga qetniket serb , vit në vit ka ardhë në zvoglim të numrit të nxënësve.Që sipas rrjedhjesë së shpërnguljes së banorëve së shpejti mund edhe të mbyllet, thotë mësuesi i parë i kësaj shkolle tani veteran i arsimit z.Xheladin Tafallari.Sivjet kremtojmë 18 vjetorin e vrasjes së drejtorit Anifi Muji dhe me këtë rast u mbajt program me nxënës.Në mungesë të nxënësve për tu realizuar program u erdhën në ndihmë nxënësit  e shkollës së fshatit Blaç me të cilet janë vëllazëruar.Vlenë të përmendet se nga kjo shkollë rrëzë maleve të Sharrit me ato kushte shumë të vështira tani mund të numrohen me dhjetra intelektual të profileve të ndryeshme nga mësuesi,profesor,mjek të specializuar,inxhinjer,arkitekt të shkolluar edhe në vende perendimore e që sot i shërbejn shtetit të ri të tyre të dalë nga lufta.Sot struzhjanët mburren kryesisht me fëmijet e tyre që janë në shkollim e sipër e që numri është shumë i madhë,përfundon mësuesi i parë i shkollës së fshatit Struzhë,njëherit veteran I arsimit dhe kryetar i Shoqatës “QAMERIA’Kosovë , Dega në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat