Mbillen 50 hektarë me pemë në Skenderaj

Kosova

Mbillen 50 hektarë me pemë në Skenderaj

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:30
Komuna e Skenderajt

Sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt, drejtori për Bujqësi, Musa Lushtaku, tha se këtë vit në Skenderaj janë mbjellë 50 hektarë me fidane të mollës dhe të kumbullës dhe gjendja e tyre është shumë e mirë.

“Gjatë mbledhjs drejtorët komunal kanë raportuar për aktivitetet e kryera dhe për këtë periudhë kohore, si dhe për planet e aktiviteteve për mujain prill”- thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.

“Bordi i drejtorëve në këtë takim ka diskuatuar për këto çështje: përfundimi i procesit të ndarjes së subvencioneve në bujqësi në fushën e mbjelljes së fidaneve të pemëve, nivelin e të hyrave vetanake, fillimin e renovimit të objketit shkollor në Morinë, aktivitetet kulturore dhe sportive të muajit prill, vazhdimin e punimeve në projektet infrastrukturore, kryesisht për rrugët e lagjeve në Runik, në lagjen Mehaj, në dy rrugë në qytetin e Skenderajt, vazhimin e projekteve të të tjera, inspektimet në fushën e shërbimeve publike, aksionin për eliminimin e deponive ilegale, për procesin e rindërtimit të regjistrave kadastral në katër fshatra të Skenderaj, proces që pritet të fillojë së shpejti, si dhe për punët e përditshme në administratën komunale të Skenderajt”- theksohet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat