AGK thotë se do ta monitorojë rastin e gazetarit Musa Mustafa

Kosova

AGK thotë se do ta monitorojë rastin e gazetarit Musa Mustafa

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:10
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë me dije se është njoftuar nga Policia e Kosovës se gazetari Musa Mustafa ka bërë ‘raportim jo të vërtetë’ para dy ditësh kur ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit.

“Në lidhje me këtë rast, AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyjat palët, si me Policinë  Kosovës ashtu edhe me gazetarin Mustafa. Megjathatë, policia ka njoftuar se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

AGK-ja thekson se sikurse në raste të tjera do të monitoroë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij rasti deri në një vendim përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat