Paçarizi për shtatore e Fadil Hoxhës: Rikthimi i komunizmit jugosllav nuk i duhet Gjakovës

Kosova

Paçarizi për shtatore e Fadil Hoxhës: Rikthimi i komunizmit jugosllav nuk i duhet Gjakovës

Nga: B.S Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:26
Rrahman Paçarizi

Rrahman Paçarizi, profesor në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, ka reaguar ndaj vendimit të Komunës së Gjakovës për të ngritur një shtatore të Fadil Hoxhës në këtë qytet.

Paçarizi, në një postim në Facebook, ka shkruar se rikthimi i komunizmit jugosllav nuk i duhet qytetit të Gjakovës.

Ai ka thënë se Gjakova do të krenohej më shumë sikur t’u ngriteshin përmendore Ali Podrimjes e Besim Bokshit, sesa Fadil Hoxhës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij:

PËRMENDORET

Rikthimi i komunizmit jugosllav permes permendoresh nuk besoj se i duhet Gjakoves. Historia eshte e ngadalshme dhe s’ka nevoje per hapa te ngutshem politikanesh qe veprimet e tyre i kalkulojne sipas interesave zgjedhore. Gjakova ka edhe buste e permendore mercenaresh komuniste si Asim Vokshi e Xhemal Kada, te cilet shiku nga perspektiva e sotme mund te krahasohen me mercenaret shqiptare te ISIS-it.

Gjakova do te mund te krenohej me shume sikur t’u ngriteshin permendore Ali Podrimjes e Besim Bokshit, figura te kultures shqiptare me permasa nderkombetare.

Gjakova duhet te lirohet nga e kaluara komuniste. Qindra te vrare e te rrembyer e zhdukur nga Serbia e pashkeputur nga komunizmi jane argument i mjaftueshem, besoj. Pastaj, historia e Gjakoves nuk eshte vec histori e Gjakoves, perderisa ajo eshte pjese e Kosoves.

Lerini ne mekatet e meritat e tyre figurat kontraverse te komunizmit jugosllav – s’e kemi per ngut historine. Kthehuni kah figurat e kultures e shkences, Gjakova ka dhene shume te tille.” Ndërtimin e kësaj shtatoreje e ka premtuar kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoz Kusari-Lila e cila javën e kaluar  ka nënshkruar shpalljen e konkursit për vendosjen e kësaj shtatoreje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat