Veton Haradinaj kujton vëllezërit Shkëlzenin dhe Enverin, ja çfarë thotë për Ramushin

Kosova

Veton Haradinaj kujton vëllezërit Shkëlzenin dhe Enverin, ja çfarë thotë për Ramushin

Nga: A.Zh Më: 15 prill 2017 Në ora: 11:57
Veton Haradinaj, ka kujtuar dy vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin

Veton Haradinaj, ka kujtuar dy vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin në përvjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajt.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur bindjen se gjatë këtij muaji do të lirohet edhe Ramushi, i cili gjendet në Francë në bazë të akuzave serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kosova që e deshën vëllezërit e tij nuk është kryer ende.

Postimi i tij i plotë:

Liria ka çmim djem”

E fillova kujtimin per ju, Shkëlzen dhe Enver, me fjalët e Ramushit që po mbahet peng edhe në Liri.

Kosova që shumë e deshët e që sakrifikuat jetën nuk është kry hala.

Rrugën e lirisë që ju e trasuat po mundohemi ta ruajm cdo ditë, me nder dhe krenari.

Sot edhe nesër ju kujtojmë juve, e qoftë i bekuar ky muaj me kthimin e Ramushit në fund, jom i sigurt që kjo do të ishte edhe dëshira juaj.

I përjetshëm kujtimi për ju vëllezërit e mi!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat