Jasharaj tregon çka përmban kontrata e re kolektive për arsimtarët

Kosova

Jasharaj tregon çka përmban kontrata e re kolektive për arsimtarët

Më: 17 prill 2017 Në ora: 19:05
Ilustrim

Nesër pritet të bëhet nënshkrimi i kontratës së re kolektive në mes të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jashari.

MASHT ka njoftuar përmes një komunikate për nënshkrimin e kontratës së re dhe konceptin e përgjithshëm të saj.

Rrahman Jasharaj, Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) ka treguar për KALLXO.com përmbajtjen e kontratës së re dhe ndryshimet që do t’i ketë nga ajo e vjetra.

Jasharaj tha kontrata e re do të përfshijë të gjithë punëtorët e arsimit e jo vetëm ata të arsimit parauniversitar.

“Kontrata e re është për gjithë punëtorët arsimit që nënkupton dallon nga kontrata aktuale sepse e ka të përfshirë edhe Universitetin . Çështjet që kanë qenë të mbrojtura me kontratën e vjetër si pagat përcjellëse do te jenë edhe tash. Kësaj radhe është vendosur që kontrata t’i përfshijë edhe punëtorët e arsimit të lartë”, deklaroi Jashari.

Kontrata kolektive e punëtorëve të arsimit që ishte nënshkruar nga ish-Ministri i Arsimit Ramë Buja në vitin 2014 skadoi më 11 prill të këtij viti.

Me këtë kontratë përveç të tjerash i mundësohej pensionistëve që t’i marrin deri në 6 paga në emër të pagave përcjellëse dhe asaj jubilare.

Me skadimin e kësaj kontrate SBASHK kishte paralajmëruar greva nëse një e re nuk nënshkruhet megjithëse patën ankesa për moszbatimin e kontratës paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat