MASHT dhe SBASHK nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit

Kosova

MASHT dhe SBASHK nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit

Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:16
MASHT dhe SBASHK

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nënshkruan sot Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë.

Ministri Arsim Bajrami tha se nënshkrimi i kësaj  kontrate parasheh obligimet e shtetit te Kosovës që mësimdhënësit të kenë një pozitë adekuate dhe të stimulohen.

Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret sindikatën edhe në përpjekjet e përgjithshme për rritje të cilësisë në arsim.

Ai tha se së shpejti do të procedohet edhe ligji  për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, tha se e veçanta e kontratës së re kolektive të arsimit është se këtë vit nënshkruhet kontrata e përgjithshme e SBASHK, që përfshin arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe të gjitha kategoritë e sindikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat