Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare “Progres center-pc”

Kosova

Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare “Progres center-pc”

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:17
Bajram Gecaj dhe Adnan Hajra

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “PROGRES CENTER-PC”, z. Adnan Hajra për financimin e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes sa i përket politikave në nivel lokal. Në fokus të realizimit të projekteve do të jenë: monitorimi e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave, vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë aktiv në vendimmarrje, si dhe përgatitja e fletushkave dhe raporteve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve për vendimmarrje dhe format e qytetarisë aktive. Projekti ka për qëllim përmirësimin e transparencës në vendimmarrje dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në vendimmarrje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat