Historianët e Deçanit: Qeveria dhe AKP-ja të reflektojnë për pronat në Deçan

Kosova

Historianët e Deçanit: Qeveria dhe AKP-ja të reflektojnë për pronat në Deçan

Më: 18 prill 2017 Në ora: 13:29
ilustrim

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se kanë mbetur edhe tri ditë deri në ditën e premte kur edhe skadon ultimatumi i dhëne Qeverisë se Republikës se Kosovës për të ndërhyrë në kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe personelit të Manastirit të Deçanit në anën tjetër në lidhje me pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan përmes një njoftimi për media thotë se pret që brenda këtyre ditëve të reflektoj Qeveria e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Privatizim në të kundërtën ne jemi të vendosur për të vazhduar rrugëtimin tonë për të kundërshtuar çdo tentim për të i dhëne pronësinë Manastirit të Deçanit ndaj këtyre pronave.

“Pas datës 21 prill 2017, do të jenë organet e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ato që do të shpallin bllokimin e rrugës për në drejtim të Manastirit të Deçanit, bllokim i cili do të ketë si qëllim sinjalizimin e institucioneve tona se pronat shoqërore në veçanti dhe pronat në përgjithësi janë të shenjta”, thuhet në reagim.

“Ne, edhe një herë i bëjmë thirrje Igumenit Janjiçi që të reflektoj dhe të ndahet nga e kaluara kriminale e popullit të tije serb dhe të pranoj realitetin e ri në Kosovës dhe të pranoj realitetin historik dhe juridik se Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk i ka pasur në pronëso këto prona që po mundohet të i grabis dhunshëm dhe të i shndërroj në prona të Manastirit të Deçanit”, theksohet tutje në reagim.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, edhe një here e ripërsërit se askush nuk është duke planifikuar fushata kundër Manastirit të Deçanit dhe se ky institucion fetar është pjesë e pa ndashme e historisë dhe kulturës se popullit shqiptar të Kosovës. 

“Manastiri i Deçanit, ishte dhe do të mbetet monument i respektuar nga shqiptarët e Kosovës. Ne, jemi kundër politikës serbo-madhe dhe politikës se Beogradit që po ndjek Igumeni i Manastirit të  Deçanit Sava Janjiç”, thuhet në fund të reagimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat