Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në zgjerimin e ndriçimit publik

Kosova

Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në zgjerimin e ndriçimit publik

Më: 18 prill 2017 Në ora: 13:56
Punimet ne Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i projektit për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe se punimet në kuadër të këtij projekti janë duke vazhduar në zgjerimin e ndriçimit publik në rrugën “Xhevat Kasapi” të kësaj komune.

Punimet në realizimin e këtij projekti i ka parë nga afër edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, ku ka thënë se projekti për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik është duke vazhduar nga viti 2016, dhe deri më tani është bërë mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të ndriçimit publik në disa rrugë në qytetin e Rahovecit. Kurse zgjerimi i rrjetit është bërë në rrugët ”28 Nëntori”, “Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit dhe disa rrugë në fshatrat Ratkoc dhe Fortesë.

Behra thotë se operatori ekonomik, është duke punuar në vendosjen e gypave dhe pajisjeve të tjera të ndriçimit publik në rrugën “Xhevat Kasapi”, në qytetin e Rahovecit, punimet për realizimin e këtij projekti do të vazhdojnë në fshatin Krushë e Madhe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat