Zhgënjimi i një mërgimtari pozharanas

Kosova

Zhgënjimi i një mërgimtari pozharanas

Nga: Aziz Zuka Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:30
Pamje nga homazhet

Sot në Pozharan  të Vitisë është shënuar  18 vjetori i rënjës së dëshmorit të kombit, pjesëtarit të  ardhurave  të UÇK-së  të cilat në  betejën e njohur të Koshares  para 18 viteve për herë të parë  thyen kufirin e “hekurt” shqiptaro-shqiptare nga hordhitë kriminele serbe. Njëri ndër  ata të cilët pikërisht më 19 prill 1999  ra heroikisht në mbrojtje të kufirit shiptar ishte dëshmori Mejdi Korrani i cili është edhe dëshmori i vetëm nga  Pozharani.

Lidhur me përkujtimin dhe nderimin e këtij dëshmori  ishte i gëzuar pa maasë edhe një mërgimtar Ramadan R.Zuka, i cili po merrte pjese pas një kohë të gjatë në ngjarjen e përkujtimit  të dëshmorit. Por megjithë gëzimin dhe krenarinë që kishte që të nderojë veprën heroike të dëshmorit Mejdi Korrani bahskëbiseduesi i ynë u shpreh së ishte i zhgnjyer  dhe i pakënaqur me mënyrën  organizimit të kësaj ngjarjeje nga organizatorët.

”Jam shumë i zhgnjyer për organizimin jo të mirë shprehet Ramadani sepse gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve të  kombit në Viti shumë pak qytetarë pozharanasa merrnin pjesë në homazhe te varri i dëshmorit .Kjo është e pafalshme thotë ai duke shtuar se kjo ngjarje dhe kjo ditë duhet të bëhet shumë më shumë masovike sepse  ndërimi dhe homazhet për dëshorin  që bëhet një herë në vit  duhet të jetë më masovike sepse falë veprës së tij dhe të të gjithë dëshmorve  ne po e gezojmë këtë liri që e kemi.

Ramadani shprehet se në homazhe pos   strukturave aktule komunale me në krye kryetarin Sokol Haliti dhe  anëtarve të qeverisë  komunale nuk kishte edhe qytetarë të tjerë veçmas pozharanas të cilët duhet të jenë ata të parët që do ta nderonin dhe përkujtonin veprën sublime të dëshmorit Mejdi Korrani. Sipas tij fajtor për këtë  lëshim i cili nuk duhet të ndodhë është Këshilli i fshatit Pozharan dhe ata të cilët duhet të  kishin organizuar  këtë aktivitet përkujtimor duke shtuar se shpreson se në të ardhmen nuk do të ndodhin këso lëshimesh .

Sepse përkujtimi për këtë dëshmor por edhe të tjeret nuk duhet të venitet por e kundërtaa ngajret e tilla duhet të jenë gjithnjë  e më masovike sepse ata dhanëë jetën për këtë popull dhe për këtë liri që po e gëzojmë ne tash” është shprehur mergimtari Ramadan R.Zuka, i cili me vite të tëra jeton dhe punë në Gjarmani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat