ATK trajnon prokurorët e rinj

Kosova

ATK trajnon prokurorët e rinj

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:27
Trajnimi për prokurorët e rinj

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim për prokurorët e rinj.

Temat të cilat u diskutuan në këtë trajnim, ishin Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Sipas ATK-së, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që prokurorët e rinj të njoftohen për së afërmi, lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës. 

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me sistemin tatimorë në vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat