Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "BMTC"

Kosova

Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "BMTC"

Më: 20 prill 2017 Në ora: 18:15
Gecaj dhe Mevlyde Hoxha

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare "BMTC", znj. Mevlyde Hoxha për financimin e projektit "Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve rinor komunal, këshillit të veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore".

Projekti ka për qëllim ofrimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore në nivel lokal, qendrave si dhe e këshillave të veprimit rinor lokal në fushën e planifikimit strategjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat