PD në Lipjan: Delegatët e Kuvendit bojkotojnë punimet, injorojnë Aganin duke e quajtur “mashtrues”

Kosova

PD në Lipjan: Delegatët e Kuvendit bojkotojnë punimet, injorojnë Aganin duke e quajtur “mashtrues”

Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:55

Partia Drejtësisë në Lipjan përmes një komunikate për media thuhet se ka dështuar Kuvendi i degës së PD-së për faktin se kandidatura u imponua nga niveli qendror, respektivisht nga Ferid Agani, kështu nuk u lejua kandidatura e kërkuar nga anëtarësia e PD-se në Lipjan.

“Mbrëmë në Lipjan dështoj Kuvendi i degës së PD-së, jo për faktin se nuk kishte kuorum, sepse prezent ishin rreth 100 veta, por per faktin se kandidatura u imponua nga niveli qendror, respektivisht nga Ferid Agani, kështu  nuk u lejua kandidatura e kërkuar nga anëtarësia e PD-se në Lipjan, ku strukturat e PD-së propozuan për kryetar të degës, Kryetarin e nëndegës së PD-së në Lipjan z.Burim Budrimçaku, një afarist, intelektual dhe njeri ndër figurat e para në PD që nga viti 2004.

Në shenjë pakënaqësie nga ndërhyrja e kreut të PD-së z.Agani, duke imponuar kandidat kukull, delegatet braktisën punimet e Kuvendit të gjithë, përjashtimisht atyre që kishin ardhur nga Prishtina dhe 7 vetave që mbetën brenda në sallë.

Por tradita e mashtrimeve vazhdoj edhe mëtej në këtë kuvend, përkundër që delegatët braktisën kuvendin, ata përsëri e zgjodhën në mënyrë klandestine ish Kryetarin e Degës Xhavit Maholli, me 7 delegatët e mbetur.

Ne publikisht i bëjmë thirrje organeve të KKZ-së nënivelin lokal dhe KQZ-së në nivelin qendror që rastin e djeshëm të rishikohet dhe kurrsesi të mos njihet si kuvend për cilin ka argumente të mjaftueshme për manipulim nga krerët e saj.

Gjithsesi, ne si udhëheqje e anëtar të kryesisë së degës në Lipjan shumë shpejt do të dalim me ankes drejtuar organeve të KQZ-së për parregullsitë e mbrëmshme në kuvend”, thuhet në komunikatën për media./BS

Image
Kuvendi i degës së PD-së
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat