MPMS përfiton mbi 7 milionë franga për projektin “Rritja e punësimit të të rinjve”

Kosova

MPMS përfiton mbi 7 milionë franga për projektin “Rritja e punësimit të të rinjve”

Më: 21 prill 2017 Në ora: 14:25
Ministri i MPMS, Arban Abrashi dhe drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne

Ministri i MPMS, Arban Abrashi dhe drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, nënshkruan të premten në Prishtinë Marrëveshjen për projektin "Rritja e punësimit të të rinjve", faza II, projekt i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.

Qëllimi i fazës së dytë të projektit EYE, është që të ketë një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë.

Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate, të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës të fitojnë shkathtësi adekuate për të rritur punësimin përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore do të rriten dhe investojnë në vende të reja pune në sektorë të cilët kanë potencial ekonomik.

Për implementimin e këtij projekti Qeveria Zvicerane ka ndarë shumën prej 7 milionë e 570 mijë franga zvicerane, fonde këto që do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e projektit në bashkëpunim me  MPMS-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat