AME mban stërvitje me njësitë për kërkim-shpëtim me barka - Bota Sot
AME mban stërvitje me njësitë për kërkim-shpëtim me barka

Kosova

E premte, 26 maj 2017

AME mban stërvitje me njësitë për kërkim-shpëtim me barka

Më: 21 prill 2017 Në ora: 14:26
Ilustrim

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të bëjë më 22 dhe 23 prill stërvitje me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Pjesëmarrës në këtë ushtrim do të jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, duke filluar në ora 11:00. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh.

Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit, në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test