Më 28 prill protestohet në rrugën e Manastirit të Deçanit

Kosova

Më 28 prill protestohet në rrugën e Manastirit të Deçanit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:28
Manastiri në Deçan

Më 28 prill nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të protestohet në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, Shkodran Imeraj,nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sipas tij kjo protestë vjen pas mosreflektimit të Qeverisë së Kosovës për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njerën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën.

Vendimi për protestë u mor pas konsultimeve të organeve drejtuese të degës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat