Zbulohet një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Kosova

Zbulohet një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Më: 22 prill 2017 Në ora: 13:13
Zbulohet një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Dogana e Kosovës ka organizuar një aksion në Skenderaj, i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave  tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacionit.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll te subjekti dhe gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë  sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar makinat për qepje, makinat për shtypjen e etiketave, këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve Nike, Adidas, Puma, Reebok, Moster etj.

Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.

Ndryshe, dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat