Nevoja e sistemimit të psikologëve

Kosova

Nevoja e sistemimit të psikologëve

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:51
Psikologia klinike, Mr.sci. Donika Tahirsylaj-Alidemi

Psikologia klinike, Mr.sci. Donika Tahirsylaj-Alidemi, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrëmjen humanitare të organizuar për kujdesin paliativ, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, që t’i pozicionojnë profesionalistë psikologë nëpër institucione, meqë nevoja dhe kontributi i tyre është shumë i madhe.

Ajo në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Fondacioni Evropian Kundër Kancerit, ka argumentuar nevojën që të sëmurit nga kanceri dhe sëmundjet tjera të pa shërueshme kanë për psikologun, duke theksuare se psikologu në këto raste është i domosdoshëm.

Gjithashtu, psikologia klinike, Donika Tahirsylaj-Alidemi shtoi se do të jetë e gatshme që çdoherë të jetë në këso mbrëmje humanitare, me të vetmin qëllim që t’i ndihmojnë atyre që kanë nevojë.

Sipas saj, psikologët mund të japin një kontribut të pazëvendësueshëm, por nevojitet sistemimi i tyre në vendin ku kërkohen.

 “Ka profesionalit që janë mjaft të përgatitur në këtë fushë dhe është gjynah që nuk mund të japin kontributin e tyre”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat