Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:42
Pamje nga Gërmia

Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga të izoluara shiu, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius”, bën të ditur IHMK.

Do të fryjë erë nga  jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat