Arben Ismajli zgjidhet zëvendës-kryesues i KPK-së

Kosova

Arben Ismajli zgjidhet zëvendës-kryesues i KPK-së

Më: 25 prill 2017 Në ora: 10:55
Mbledhja e KPK-së

Arben Ismajli në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial u zgjodh zëvendëskryesues.

Arben Ismajli është zgjedhur sot zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës pas raundit të parë të votimeve.

Nëntë vota për të anëtarëve të Këshillit Prokurorial ia mundësuan Ismajlit zgjedhjen në këtë pozitë, përderisa njëri nga anëtarët votoi kundër.

Ismajli ishte i vetmi kandidat për zëvendëskryesues të KPK-së, ndërsa votoi edhe vetë për veten.

Ismajli në pozitën e zëvendëskryesuesit të KPK-së është zgjedhur për një mandat trevjeçar, ndërsa zgjedhja e tij hyn në fuqi më 27 prill.

Ismajli është anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës që nga 1 janari i vitit 2016. Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm dhe atë të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat