Veseli bëri homazhe te shtatorja e veprimtarit Fadil Vata

Kosova

Veseli bëri homazhe te shtatorja e veprimtarit Fadil Vata

Më: 25 prill 2017 Në ora: 15:21
Kadri Veseli homazhe te shtatorja e veprimtarit Fadil Vata

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të martën, në 27-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, ka bërë nderime pranë shtatores së këtij heroi në qytetin e Suharekës.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka vendosur një tufë lulesh, në kujtim dhe respekt të veprës heroike të Fadil Vatës. 

Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat