Historianët e Deçanit bllokojnë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit

Kosova

Historianët e Deçanit bllokojnë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 11:32
Manastiri i Deçanit

Historianët e Deçanit do të bllokojnë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Përmes një njoftimi për media Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Deçan ka njoftuar se bllokimi bëhet në mënyrë paqësore dhe për të kundërshtuar vendimet e institucioneve të drejtësisë se Kosovës të cilat po tentojnë që dhunshëm të i njohin pronësinë ndaj pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se të premten me 28 prill 2017, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, në mënyrë paqësore do të bllokoj rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Ky bllokim i rrugës behet duke kundërshtuar vendimet e institucioneve të drejtësisë se Kosovës të cilat po tentojnë që dhunshëm të i njohin pronësinë ndaj pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.

Po ashtu ky bllokim është shprehej edhe e kundërshtimit të jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës se Millosheviçit të viteve 1989-1999.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha palët për maturi dhe përmbajte dhe rikonfirmon se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik, andaj ftojmë për reflektim nga gjitha institucionet e Republikës se Kosovës.

Aktiviteti i jonë është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë se Republikës se Kosovës në Deçan me shkresën Nr.54/17 të datës 25 prill 2017.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat