Formohet komisioni për organizimin e festivalit “Anadrinia jehon 2017”

Kosova

Formohet komisioni për organizimin e festivalit “Anadrinia jehon 2017”

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:02
Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi nënshkroi të mërkurën vendimin për formimin e komisionit për organizimin e edicionit të 16-të të festivalit tradicional të folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë.

Sipas vendimit, komisioni përbëhet nga Gardalin Shtavica, drejtor i DKRS dhe kryesues i komisionit, Xhafer Berisha, Salih Bytyqi, Fatmir Hoti, Muharrem Morina, Daut Bytyqi, Baki Xhaferi, Shqipron Berisha dhe Shedat Ukaj, anëtarë të komisionit.

Komisioni ka për detyrë të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, duke përfshi seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, rregullimin e skenës, përzgjedhjen e jurisë profesionale, shpërndarjen e ftesave dhe ndarjen e çmimeve të festivalit në natën finale.

Po ashtu komisioni obligohet që për punën, ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e festivalit t’i raportojë kryetarit të Komunës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat