Promovohet Shpiragu në Kosovë

Kosova

Promovohet Shpiragu në Kosovë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 06:40
Foto arkiv

Ambasadori i SHBA-ve, Greek Delawie dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi marrin pjesë në promovimin e Shpiragut në Kosovë.

Kjo ngjarje promovon njërën nga kulturat më të reja në Kosovë që po kultivohen lokalisht dhe u jep fermerëve vendor mundësinë për të ekspozuar dhe shitur shpargun që kanë prodhuar.  

Në vitin 2011, USAID-i filloi të mbështesë kultivimin e shpargut në Kosovë me vetëm 10.6 hektarë të mbjellur me këtë kulturë.  

USAID-i ka punuar me kultivuesit për të zgjëruar prodhimin dhe rritur rendimentet, ka mbështetur pikat grumbulluese, ka sponzoruar evenimentet promovuese dhe ka punuar në krijimin e lidhjeve tregtare lokale dhe ndërkombëtare për shpargun e Kosovës.      

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat