AKR-së në Drenas i bashkohen mbi 100 anëtarë

Kosova

AKR-së në Drenas i bashkohen mbi 100 anëtarë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:35
Elmi Thaçi, tha se kjo prurje është rezultat i punës së palodhshme të degës

Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas, sot i janë bashkuar më shumë se 100 anëtarë të rinj.

Me këtë rast, kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi, tha se kjo prurje është rezultat i punës së palodhshme të degës.

Thaçi: Sot kanë aderuar prej 100 personave në AKR

"Sot kanë aderuar prej 100 personave në AKR. Ky është, vlerësimi jonë, është puna e palodhshme e degës, sinqeriteti i presidentit Pacolli dhe programi i AKR-së, i bënë të gjithë që të jenë më AKR-në dhe të bashkohen", tha ai.

Gjithashtu ai bëri të ditur se kanë bërë kërkesë në Komunën e Drenasit për hapjen e fabrikës së kërpudhave në këtë komunë.

Ndërsa, koordinatori për zgjedhje, Naser Makolli tha se ky anëtarësim i të rinjëve tregon që AKR-ja po ecë përpara.

Makolli: Është një shenjë se AKR-ja po ecë përpara

"Ma merr mendja se kjo është një shenjë se AKR-ja po ecë përpara, AKR po zhvillohet, është një shenjë që janë duke ardhur, se AKR është duke ecur me kohen dhe është një shenjë që AKR-ja ka me qenë e fortë dhe që ka me sjellë ndryshime, aq të pritura që i pret populli, ndryshime për një Kosovë më ndryshe. Është koha që me tregu se ka edhe parti e cila e donë Kosovën, dhe dinë me zhvillua Kosovën, e cila e shpien Kosovën përpara. Populli është lodhë në këtë katrahurë që e ka kapluar Kosovën", tha ai.

Po ashtu, ai tha se është koha që rinisë së Kosovës t’i realizojmë ëndrrën e vetë në Kosovën dhe vendin e tyre.

Kurse, kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri tha se vetë ardhja e tyre në AKR, tregon që kanë një shpresë për një të ardhme më të mirë.

Tahiri: Ardhja e tyre në AKR tregon që kanë një shpresë

"Vetë ardhja e tyre në AKR tregon që kanë një shpresë për një të ardhme më të mirë. E kuptojnë që AKR është një parti e pakorruptuar, e kuptojnë shumë kjartë që ka për qëllim që e ardhmja e të rinjëve të përmirësohet sa më shumë në vendin tonë. Duke i besuar AKR-së për zhvillim ekonomik”, Tahiri.

Po ashtu ai shtoi, se AKR në krye me Behgjet Pacollin, i realizon kërkesat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat