Veseli: Të stimulohet avancimi i femrave në sektorin e IT-së

Kosova

Veseli: Të stimulohet avancimi i femrave në sektorin e IT-së

Më: 28 prill 2017 Në ora: 10:40
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me femrat që merren teknologji informative, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në teknologji informative”, që u mbajt në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit me vajzat e angazhuara në këtë sektor, ai është njohur me angazhimet e tyre dhe sfidat me të cilat ato përballen gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme.

Veseli e ka cilësuar sektorin e teknologjisë së informacionit një nga mundësitë më të mira që ka vendi ynë për të ecur shpejt në zhvillimin ekonomik.

Kreu i parlamentit tha se buxheti institucional për mbështetjen e sektorit të teknologjisë informative duhet të dhjetëfishohen.

“Të rinjtë tanë janë shumë të pasionuar me teknologjitë e informacionit, por vetëm pasioni nuk mjafton. Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj, jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha ai.

Numri një i Kuvendit poashtu theksoi  se është e nevojshme që të stimulohet avancimi i femrave në përvetësimin e shkathtësive në sektorin e teknologjisë së informacionit.

“Kjo nuk mjafton të bëhet njëherë në vit duke shënuar një ditë simbolike, por çdo herë dhe çdokund ku hartohen politika dhe merren vendime që prekin këtë fushë. Ashtu si kemi arritur me të mrekullueshmen Majlinda Kelmendi të bëhemi kampion bote në sportin e xhudos, ne mund të kemi shumë Majlinda Kelmendi në fushën e IT-së”, tha kryeparlamentari i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat