Qeveria ndau mjetet për dezinsektimin e hapësirave nga ethet hemorragjike

Kosova

Qeveria ndau mjetet për dezinsektimin e hapësirave nga ethet hemorragjike

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:50
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme, miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ministri i Shëndetësisë tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore. Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe i Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat