Thaçi përgëzon Malin e Zi

Kosova

Thaçi përgëzon Malin e Zi

Nga: H.O. Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:02
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Ai ka thënë se ky hap është inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO është lajm i mirë për gjithë rajonin tonë. Kosova e ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi në këtë hap të rëndësishëm, i cili është me ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ky është hap inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili aspiron të bëhet pjesë e NATO-s, sepse vetëm përmes bashkëpunimit shumëpalësh mund t’u jepet përgjigje sfidave të sigurisë kudo në botë.

Kosova ka qenë dhe mbetet promotore e fqinjësisë së mirë, me vizion të qartë integrimin euroatlantik. HTH/BS

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat