Rrahman Jashari për pagat: Nëse Qeveria s’e mban fjalën, reagimet të tmerrshme

Kosova

Rrahman Jashari për pagat: Nëse Qeveria s’e mban fjalën, reagimet të tmerrshme

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:39
Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se lajmin për rritjen e rrogave e kanë pritur mirë, por nëse ndodh e kundërta ai ka thënë se do te këtë pasoja.

“Paralajmërimin e sotëm të Mustafës e kemi marrë si një lajm të mirë, por nëse është lojë kjo do t’i kushtojë më së shumti atij që e ka shpallë”.

“Nuk mendoj që Mustafa dhe Qeveria nuk do e mbajnë fjalën pasi reaksionet do të jenë të tmerrshme”.

Këto komente Jashari i ka bërë në Info Magazine, ku është duke u diskutuar për idenë e kryeministrit Isa Mustfa për rritje të pagave në sektorin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat