Zyrtarët e Kosovës takojnë përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”

Kosova

Zyrtarët e Kosovës takojnë përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”

Më: 12 maj 2017 Në ora: 16:11
Takimi i zyrtarëve të Kosovës me përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”

Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Nehat Mustafa dhe drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, pritën në takim përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi tregtar në mes të dy vendeve, ku si fillim parashihet edhe organizimi i një panairi të përgjithshëm në të cilin do të merrnin pjesë bizneset nga Turqia.

 Fillimisht zëvendësministri Mustafa i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin që ata kanë shprehur për të investuar në Kosovë duke theksuar edhe miqësinë e gjatë që Kosova ka me Turqinë.

 Në vazhdim drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa i informoi përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke me mundësitë e favorshme që Kosova iu ofron investitorëve dhe në veçanti theksoi gatishmërinë e KIESA-s për të përkrahur organizimin e këtij panairi.

 Në fund palët shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informatave ku ekspertët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA do të vizitojë Turqinë me qëllim që ti njoftojnë ndërmarrjet e rrjetit “MUSIAD” më gjerësisht me mundësitë e të bërit biznes në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat