Ky është moti për këtë javë

Kosova

Ky është moti për këtë javë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Të hënën dhe të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi  deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat