Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Zatriq dhe Drenoc

Kosova

Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Zatriq dhe Drenoc

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:18
Asfaltimi i rruges që lidh fshatrat Zatri dhe Drenoc të Komunës së Rahovecit

Ka përfunduar shtresa e parë e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Zatri dhe Drenoc të Komunës së Rahovecit.

Projekti për asfaltimin  i kësaj rruge, është duke u realizuar në kuadër të investimeve kapitale nga buxheti komunal, për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe ofrimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Gjatësia e rrugës është 3 mijë e 600 metra, gjerësia 5.5 metra, vlera e përgjithshme e rregullimit të kësaj rruge është 348 mijë e 947 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat