Gjykata e Apelit rrit efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve

Kosova

Gjykata e Apelit rrit efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:28
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit të fundit, ka shënuar rritje të konsideruar të efikasitetit në raport me muajt e kaluar.

Bazuar në të dhënat statistikore del se në prill të vitit 2017, në Gjykatën e Apelit janë pranuar 984 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 1082, që do të thotë se janë kryer rreth 100 lëndë më shumë se sa janë pranuar.

Kjo është hera e parë në historinë e këtij institucioni që numri i lëndëve të zgjidhura është kaq i madh në raport më numrin e lëndëve të pranuara, për një muaji. Përndryshe nga kjo shifër, shumica e lëndëve të kryera janë të natyrës civile 427, pastaj penale 406, penale krime të rënda 178 etj.

Por, pavarësisht angazhimit të madh, numri i lëndëve të pa përfunduara vazhdon të jetë i madh. Aktualisht në sirtarët e kësaj gjykate presin për të marrë vendimin final edhe 11 mijë e 927, prej tyre 11 mijë e 534  lëndë të trashëguara nga viti 2017 dhe se shumica dërmuese janë të lëmit civil.

Ndryshe, në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 34 gjyqtarë, numër ky i pa mjaftueshëm në raport më lëndët që vinë prej 7 gjykatave themelore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat