Aktivitet për dhurim të gjakut

Kosova

Aktivitet për dhurim të gjakut

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:27
Lyra Rezniqi nga AFK tha se humanizmi është arsyeja kryesore që i ka shtyrë ta organizojnë këtë aktivitet.

Agjencioni për Financim i Kosovës sot në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut ka organizuar aktivitetin për dhurim të gjakut.

Iniciativën e AFK-së që është i dyti vit me radhë e kanë përkrahur edhe qytetarët të cilët dhuruan gjak.

Lyra Rezniqi nga AFK tha se  humanizmi është arsyeja kryesore që i ka shtyrë ta organizojnë këtë aktivitet.

Rezniqi: Humanizmi arsyeja kryesore për dhurim të  gjakut

 “Këtë aktivitet është duke e organizuar  Agjencioni për Financim në Kosovë dhe është hera e dytë që po mbahet  në mënyrë të organizuar, Vijmë dhe dhurojmë gjak me të vetmin motiv, vetëm humanizmin. Të gjithë ky organizim është vetëm për humanizëm dhe asgjë tjetër. Të gjithë kolegët që janë këtu me neve pa asnjë hezitim kanë pranuar me ardhë me iu bashkëngjitë kësaj iniciative”, tha Rezniqi.

 Bukurie Zhubi nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në QKU  u shpreh e kënaqur për rritjen e nivelit të dhurimit të gjakut, duke e konsideruar këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm.

Zhubi: Kemi arritur ta ngrisim nivelin e dhurimit të gjakut

 “Dhurimi i gjakut kohëve të fundit ka marrë një hov të zhvillimit sidomos në vendin tonë, duke pas parasysh që menjëherë pas mbarimit të luftës kemi pas një përqindje relativisht të ulët të dhurimit vullnetarë dhe duke i falënderuar dhuruesit e gjakut dhe angazhimin tonë maksimal të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, kemi arrtit që ta ngrisim nivelin e dhurimit vullnetar të gjakut. Sigurisht që dhurimi vullnetar është i rëndësishëm, sidomos është i rëndësishëm fillimisht për popullatën që t’i bashkëngjiten një aksioni të tillë dhe ana tjetër furnizimit me gjak dhe produkte të gjakut të mjaftueshme të pacientëve të cilët janë në nevojë për këtë produkt”,  tha Zhubi.

Hekuran Krasniqi tha se është hera e 12-të që dhuron gjak për personat që kanë nevojë.

Shembulli më i mirë është qytetari Hekuran Krasniqi i cili vije për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar një jetë humane për të 10 ose 12 herë.

Krasniqi: Kush ka mundësi të dhurojë gjak

 “Kom vendos me ardhë me shpëtu një jetë është humane, besoj që është për të gjithë kjo vlen. Kush ka mundësi, kush ka dëshirë. Është hera e 10 ose 12 përafërsisht”, tregoi ai.

Edhe Bujar Berisha ka treguar se dhurimin e gjakut e konsideron si diçka humane të cilën e bënë për hir të vullnetit të mirë.

Berisha: Kjo është diçka humane

 “Mendoj që diçka është humane dhe për hir të vullnetit të mirë”, tha Berisha.

Faktet impresionuese të dhurimit të gjakut përfshijnë uljen e  rrezikut të kancerit, reduktimin e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë dhe pankreasit dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. Pritet që aktivitete të tjera të organizohen edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat