Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "My Art"

Kosova

Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "My Art"

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:54
Bajram Gecaj dhe Xhon Gega

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, "My Art",  Xhon Gega, për financimin e projektit, "Promovimi i diversitetit kulturor”.                                                                                                         

Projekti ka për qëllim kremtimin e zyrtarizimit të ditës ndërkombëtare të romëve, dhe tejkalimin e barrierave të diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Po ashtu projekti ka për synim që t’i bashkojë të rinjtë e shoqatave dhe organizatave kulturore për të diskutuar dhe promovuar çështjet e kulturës dhe diversitetit kulturor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat