“Evropianët e rinj ” miratojnë rezolutën e tyre

Kosova

“Evropianët e rinj ” miratojnë rezolutën e tyre

Më: 18 maj 2017 Në ora: 16:32
Në Prishtinë ka filluar punimet e Konventa “Evropianët e rinj”

Sot në Prishtinë ka filluar punimet e Konventa “Evropianët e rinj”, e cila po mbahet për here të dytë në Republikën e Kosovës. Konventa do të zgjas shtatë ditë dhe do të mbledhë 3000 të rinj të cilët do të nënshkruhen në dy Rezolutat lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë hapjes së punimeve të kësaj Konvente, Presidenti i Rinisë, Avdullah Hasani, ka kërkuar që spektri politik të ndryshoj qasjen dhe sjelljen e tyre ndaj të rinjve duke kërkuar kështu që të mos i shikojnë të rinjtë vetëm si imazh i bukur.

“Kjo Konventë duhet të ishte një kambanë për të gjithë. Të rinjtë në Kosovë nuk po arrijnë assesi të gjejnë vetën. Zgjidhja më e drejtë do të ishte një kombinimi mesë eksperiencës se gjeneratës më të vjetër dhe vullnetit të rinjve”, u shpreh Hasani deri sa kërkoi nga senatorët e rinj ta votojnë këtë rezolutë.

Ndërsa, Sekretari Gjeneral Orhan Ejupi gjatë leximit të rezolutës e cila u miratua nga të pranishmit ka kërkuar që në Kosovë të jetësohet ideja e lirisë dhe barazisë në vend. Ndryshe kjo rezolutë është thirrje për Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, dhe Kryeministrin që të krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të të rinjve.

Në këtë ceremoni u nënshkruan 700 pjesëmarrës gjatë ditës së pare të Konventes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat