Mësimdhënësi i Suharekës rrahet me tre nxënës

Kosova

Mësimdhënësi i Suharekës rrahet me tre nxënës

Më: 19 maj 2017 Në ora: 00:20
Ilustrim

Në fshatin Mohlan të Suharekës ka ndodhur një situatë e pazakontë. Një nxënës ka pasur nevojë të marrë tretman mjekësor, pasi është rrahur nga mësuesi i tij.

Drejtori i kësaj shkolle që mban emrin “Naum Veqilharxhi”, Ali Kabashi, ka treguar në Kosova Direkt se në këtë rast kanë qenë të përfshirë tre nxënës dhe një mësimdhënës.

“Ka pasur një përleshje, por jo e kësaj përmase kaq të madhe”, thotë ai. “Shenjat e dhunës nuk duken në fytyrë ose trup, por sipas prindërve, ka pasur shenja të dhunës”.

Ai ka deklaruar se janë në pritje të raportit të Policisë për të marrë masat e duhura sanksionuese ndaj mësimdhënësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat