Vikendi, mot me vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Vikendi, mot me vranësira dhe reshje shiu

Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ka ndryshuar situata sinoptike dhe si rrjedhojë,  gjatë vikendit, kryesisht pasditen e së shtunës dhe të dielën parashihet të ketë ç’rregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu.

IHK njofton se vende-vende do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat