Dyshimet për korrupsion në polici, flet Emin Beqiri

Kosova

Dyshimet për korrupsion në polici, flet Emin Beqiri

Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:44
Rrahim Hashimi (majtas) dhe Emin Beqiri

Denoncimin se njerëz brenda policisë kanë gisht në neglizhimin e rastit QAD e ka quajtur të pabaza dhe hakmarrje ndaj tij.

Ditë më parë KALLXO.com raportoi për arrestimin e Rrahim Hashimit dhe dyshimeve që 100 mijë euro ishin marrë për të zgjidhur një lëndë të cilën po e hetonin krimet ekonomike në Policinë e Kosovës.

Në dokumentet të cilat i ka parë KALLXO.com  përpos Hashimit përmenden edhe zyrtarë të lartë të Policisë.

Eprori i krimeve ekonomike Emin Beqiri e ka quajtur të motivuar nga interesa brenda prokurorisë dhe policisë  hetimin për këtë rast.

“Kjo është agjendë e brendshme  brenda prokurorisë dhe policisë për të më goditur mua. Rasti penal i QAD-it jo që nuk është mbyllur por është ngritur aktakuza diku me 70 faqe, ndërsa i kemi diku rreth 60 persona që janë intervistuar  dhe shuma e dëmit që ju ka sjellë atyne është diku përmbi 460 mijë euro dhe unë shpresoj që për një të ardhme që pasi është ngritur aktakuza ata policët të shpërblehen me mirënjohje dhe jo për që e kanë mbyll. Nuk ka mbyllje është shpifje”, tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat