Fjalimi i fundit në Kuvend i deputetit të ndjerë, Agim Kikaj

Kosova

Fjalimi i fundit në Kuvend i deputetit të ndjerë, Agim Kikaj

Më: 19 maj 2017 Në ora: 21:57
Agim Kikaj

Deputeti i LDK-së nga legjislatura e kaluar, Agim Kikaj, ka vdekur papritur mbrëmë.

Deputeti 54 vjeçar i lindur në Lupç të Poshtëm të Podujevës, ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Gjuhës Shqipe ndërsa ka bërë një karrierë të gjatë politike me LDK-në.

Ai kishte qenë deputet që nuk kishte folur shumë shpesh në foltoren e Kuvendit. Madje këtë e thotë edhe vet në fjalimin e tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, në ditën kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Keni thënë fillimi i ri, kanë dal eksponentë të partisë suaj, subjektit me të cilin kemi që bashkë deri sot, kanë fyer Kryeministrin, ministrat, krejt. Thua se kjo qeveri ka qenë vetëm e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo nuk është e pranueshme për kulturën demokratike dhe për marrëveshjet që bëjnë partnerët serioz. Një gjë dua të them, uroj që të jetë fillim i ri, i mbarë, por oguri është i zi. Po filloni me rrëzimin e vetvetes”, kishte thënë deputeti i ndjerë, Agim Kikaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat