Vazhdojnë përçarjet te serbët e Kosovës, Jabllanoviq e quan Listën Serbe të dështuar

Kosova

Vazhdojnë përçarjet te serbët e Kosovës, Jabllanoviq e quan Listën Serbe të dështuar

Më: 20 maj 2017 Në ora: 20:07
Aleksandar Jabllanoviq

Lideri i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është parë mjaft i bindur se partia që drejton do të arrijë të futet në Kuvend.

Ai ka thënë se do të punojë për të drejtat e serbëve dhe që atyre tu sigurojë një pozitë më të mirë në Kosovë.

Pasi e dorëzoi listën dje në KQZ ai u tha gazetarëve se Lista Serbëve është një program i vjetruar dhe mision i dështuar.

“Kundërshtari ynë më i madh politik punojnë me gënjeshtra dhe mashtrime. Këta njerëz brenda Listës Serbe i kanë gënjyer serbët qe disa vite në Kosovë. Ata kanë bërë premtime të rreme”, tha Jaballanoviq.

Ai bëri të ditur se lista e Partisë së serbëve të Kosovës përbëhet nga 22 kandidatë, 15 burra dhe shtatë gra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat